Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla i ka kërkuar Prokurorisë të nisë menjëherë hetimet për dhunën e ushtruar ndaj punonjësve të policisë.

Ai pohoi se PD-ja dhe LSI-ja  sot u rreshtuan në anën e zaptuesve, ndërsa veprimin e tyre, Balla e quajti si një turp të radhës.

“Dhuna ndaj policëve  sot është një turp i radhës për PD dhe LSI-në. Në vend që të ishin  ne kuvend për të biseduar për buxhetin, bëhen bashkë me një grup zaptuesish, emrat e të cilëve janë bërë publik nga kryeministri në këtë foltore” tha Balla.

Gjithashtu Balla iu urojë shërim të shpejtë të gjithë policëve dhe qytetarëve të dëmtuar në protestën e sotme para godinës së Kuvendit.

“Më lejoni që ne emër të grupit parlamentar t’iu uroj shërim të shpejtë policëve të dëmtuar, shërim të shpejtë për çdo qytetarë të lënduar rastësisht dhe të motivuar politikisht. Thirrja ime është ndaj prokurorisë së Tiranës  që të fillojë menjëherë hetimet.  Jeta dhe shëndeti i çdo polici është preokupimi ynë madhor.”, shtoi ai.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb