Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Flamur Noka, i ftuar në emisionin Open në News 24 komentoi protestën e 8 Shkurtit.

Noka theksoi se protesta do jetë madhështore. Ai tha se akuzat e Ahmetajt kanë tronditur qytetarët.

Flamur Noka: Protesta e 8 shkurtit do jetë më e madhja ndonjëherë. Rama shfryn luksin e shfrenuar me 33 mijë euro shishe vere. Kjo qeveri jeton në luks. Shqiptarët kanë sot shumë arsye për të protestuar. 47 përqind e fëmijëve të vendit janë në varfëri ekstreme dhe në kequshqyerje, e thotë OKB këtë.

Rama paguan 20 mijë euro bashkë me gruan për të shëruar trupin. Shqiptarët jetojnë sot në varfëri. Qytetarët do protestojnë kundër babëzisë në qeveri. Vendi ka nevojë për qeveri normale. Do jetë marshim qytetar. Do jem aty bashkë me bashkëshorten time, me të afërmit e mi.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb