Qytetarët janë grumbulluar sot në Sheshin “Skënderbej” për të nisur ditën e 92-të të protestave të pandërprera kundër ekzekutivit dhe kryeministrit Edi Rama.

Pas mbledhjes fillestare në sheshin qendror të kryeqytetit, protestuesit të të marshojnë përgjatë Bulevardit “Dëshmorët e Kombit” për t’u vendosur përpara godinës së Kryeministrisë, ku do të vijojë tubimi me fjalimet e paralajmëruara.

Lëvizja protestuese, e cila ka hyrë në muajin e saj të tretë të qëndresës pa ndërprerje, vijon të këmbëngulë në kërkesat e saj për dorëheqjen e kryeministrit dhe kabinetit qeveritar.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb