Ish-deputetja e LSI-së Kejdi Mehmetaj, me anë të një statusi në “Facebook” shkruan se Rilindja ka përbuzur në mënyrë të turpshme naftëtarët.

Mehmetaj thekson se shteti që duhet të mbrojë këta punëtorë, sot i përbuz dhe i rreh, duke i lënë në rrugë e pa paga.

Postimi i Kejdi Mehmetajt:

Naftëtarët e përbuzur nga Rilindja!

Protesta që ben sot naftëtarët përballë MIE nuk është rastësi dhe as e parë në llojin e saj, përkundrazi ajo përsëritet kohë pas kohe e mashtrim pas mashtrimi që u bëhet nga autoritetet shtetërore.

Edhe pse kjo qeveri erdhi në pushtet duke u premtuar naftëtarëve të Ballshit e Fierit se do i zgjidhë njëherë e përgjithmonë problemin e pagave e të kushteve të punës, edhe pse në Parlament është miratuar ligji për statusin e naftëtarit, edhe pse qeverisjet socialiste anembanë botës janë në krah të punonjësve e sindikatave, rilandasit në qeverinë shqiptare bëhen krah me oligarkët dhe rrahin e përbuzin naftëtarët.

Këta naftëtarë që punojnë në kushte të vështira dhe të rrezikshme për jetën, që mbajnë në këmbë industrinë më të rëndësishme të vendit, nuk arrijnë dot të mbajnë me bukë familjet e tyre pasi oligarkët shfrytëzues, me mbrojtjen e rilindasve, nuk i japin rrogat.

Shteti që duhet ti garantoje, i rreh! Shteti që duhet ti mbrojë, i përbuz! Shteti që duhet të jete me ta, është kundër tyre dhe në krah të shfrytëzuesve!

Dhuna në protestën e sotme të naftëtarëve është fytyra e vërtetë e Edi Ramës dhe qeverisjes së tij! Mbajeni mend këtë fytyrë kur të fillojë me mashtrimet e rradhës.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb