Historiani Pëllumb Xhufi, i ftuar në emisionin “Vila24” në News24 foli edhe për Samitin e BE që do të mbahet më 6 dhjetor duke u ndalur edhe tek protesta e thirrur nga kreu i PD Sali Berisha.

Gjatë bisedës në studio, Xhufi e cilësoi si një vendimmarrje egoiste, ndërsa shtoi se nuk e vë në dyshim që kreu i PD do të mirën e vendit, por theksoi se e lidh me fatet e tij personale.

“Zoti Berisha nuk e vë në dyshim që e do të mirën e Shqipërisë por e lidh me të mirën e vet dhe e lidh me fatet tij personale. Që është një gjë pozitive që vjen samiti e dimë, por tani Berisha njëherë thotë do të dalim për të protestuar më pas për t’i përshëndetur. Kjo është për ti bërë budallenj shqiptarët. Më duket shumë egoiste, përkthehet antishqitare, duhet të ishte një ditë që të na gjente të bashkuar. Të bësh një protestë në një kohë që t’i je i përjashtuar nga Europa, nga SHBA, i damkosur siç i vinin dikur grave një vulë me hekur, dhe i bën keq vendit, Kosovës po ashtu. Kryeministri ynë nuk i lë pa folur këto raste. Ka një xhelozi fare primitive që shprehet në marrëdhëniet midis dy politikanëve dhe është shumë e keqe. Të kthehemi tek Ismail Qemali , sepse ai është modeli. Kush nuk e ka kritikuar dhe sharë, edhe Fan Noli që është figurë kollos, nga Amerika e ka sharë, por ka bërë autokritikë. Nuk ka folur as kundër Esat Pashës që e shiti Shkodrën. Nuk gjen një fjalë të keqe për Esat Pashën, leje më për ato që i kishte bashkëpunëtorë. Këta nuk kanë lë gjë pa i thënë njëri-tjetrit. Pra nga njëra anë kemi virtytin dhe sot kemi vesin”, tha më tej historiani.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb