Të rinjtë që po protestojnë në Tiranë u kanë bërë thirrje nxënësve të shkollës “Asim Vokshi” që t’i bashkohen protestës.
Sipas raportimeve nga vendngjarja, nxënësit kanë shprehur dëshirën për të dalë dhe për t’u bashkuar me protestuesit, por drejtoresha e shkollës nuk i ka lejuar të largohen nga ambientet e institucionit.
Ndërkohë, protesta e të rinjve vijon në Tiranë, ku protestuesit po u bëjnë thirrje edhe nxënësve dhe studentëve të tjerë që t’u bashkohen.
