Tensionet janë rikthyer në protestën e studentëve dhe gjimnazistëve para Ministrisë së Arsimit në Tiranë.

Policia ka ndërhyrë duke përdorur ujë me presion ndaj turmës, ndërsa protestuesit janë kundërpërgjigjur duke hedhur gurë në drejtim të efektivëve.

Situata është përshkallëzuar, ndërsa raportohet se kanë nisur edhe shoqërimet e protestuesve nga policia. Tubimi vijon në kuadër të protestave dhe bojkotit të mësimit nga të rinjtë në Tiranë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: