Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Lisandër Hoxha, ka reaguar për shqetësimet e qytetarëve lidhur me ndryshimet e mundshme në pushtetin vendor, ku disa bashki janë ngritur në protestë, duke akuzuar qeverinë se po ndjek një kurs të centralizimit të vendimmarrjes.
Në një intervistë për News24, Hoxha e krahasoi këtë qasje me politikat e mëparshme të qeverisë ndaj institucioneve të drejtësisë, duke e cilësuar si vazhdim të modelit të qeverisjes së Partisë Socialiste.
Sipas tij, reduktimi i bashkive do të sillte dobësimin e qeverisjes vendore dhe përqendrimin e mëtejshëm të pushtetit në nivel qendror.
Hoxha kritikoi gjithashtu politikat që lidhen me pronat dhe zhvillimin ekonomik, duke pretenduar se ato favorizojnë interesa private. Ai theksoi se reformat duhet të hartohen nga ekspertët dhe jo nga politikanët. Duke folur për protestat qytetare, Hoxha u bëri thirrje shqiptarëve që t’u bashkohen tubimeve dhe të rrisin rezistencën politike ndaj qeverisë. Hoxha deklaroi se do të mbështesë organizatorët e protestave dhe se do të jetë, siç tha ai, “avokaturë qytetare” e tyre.
“Shqetësimet e atyre qytetarëve, është në të njëjtën frymë të asaj që bëri qeveria me gjykatat. Është vazhdimi i rilindjes. Rama është autor i shpopullim të këtyre baskive. Ndaj thotë; ti shkrimë fare, mos të ketë këshilla bashkiakë, mos të ketë mundësi qeverisje. Kjo është logjika e Ramës. Sa më shumë të zbrazet Shqipëria, aq më mirë përqendrohet pushteti në pak duar. Është antenat ndaj shtetit ligjor. Që iu jepet pronat e shqiptarëve, kompanive offshore. Nuk ka reforma që bëjnë politikanët, por i bëjnë ekspertët. Centralizmi është një gjë që nuk funksionon. Ndaj duhet që qytetarët t’i bashkohen shesheve dhe të shtojnë rezistencën ndaj Ramës. Kjo qeveri po bën ligje për interesin e vetë, për oligarkët. Ndaj sheshi është mundësi për këdo, që secili prej këtyre njerëzve që iu është bërë dëm, të kërkojnë një Shqipëri të re. Shqiptarët të bashkohen dhe të mblidhen të ndihmojnë protestën, ata që po e organizojnë. Ata organizatorë, meritojnë përkrahje. Unë do të jem avokatura e tyre qytetare. Unë jam frekuentues i kësaj proteste. Secili prej njerëzve të ndershëm që nuk ka menaxhuar fonde publike është i lirë që të shkojë në protestë. Unë dua që e djathta të vijë në pushtet, pra modeli i djathtë.”, tha ai.
