Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, ka dënuar dhunën e ushtruar ndaj studentëve gjatë protestës, duke kërkuar përgjegjësi politike nga kryeministri Edi Rama.

Në një reagim publik, Shehaj tha se pamjet e përplasjeve mes policisë dhe studentëve janë të papranueshme dhe se të rinjtë po protestojnë për një të ardhme ndryshe në Shqipëri.

“Shikoni pamjet e dhunës brutale të policisë kundër studentëve që protestojnë!

 

Studentët protestojnë sepse duan një të ardhme ndryshe në Shqipëri dhe kjo është përgjigjja që marrin nga Edi Rama. Dhunë nga Policia e Shtetit. Dhunë brutale! Dhunë barbare!”, deklaroi Shehaj.

Ai kërkoi që kryeministri të mbajë përgjegjësi për situatën dhe të largohet nga detyra.

“Kjo është e papranueshme! Edi Rama duhet të mbajë përgjegjësi për atë që po ndodh. Duhet të mbajë përgjegjësi për dhunën. Duhet të japë sa më shpejt dorëheqjen”, përfundoi Shehaj.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb