Partia Demokratike ka dënuar dhunën dhe arrestimet ndaj protestuesve mbrëmjen e sotme të cilët u mblodhën perballë kryeministrisë për rritjen e çmimeve.
Nënkryetari i PD, Enkelejd Alibeaj shkruan se sot lëvizjet në bursë reflektohen në çmimin e karburantit brenda orës dhe sot 60 përqind e çmimit janë taksa.

Të ndalet dhuna e policisë ndaj protestuesve që më të drejtë po kundërshtojnë rritjen abuzive të çmimit të karburantit! Sot lëvizjet në bursë reflektohen në çmimin e karburantit brenda orës dhe sot 60 përqind e çmimit janë taksa. Rama duhet menjëherë të marrë masa të nxjerre ekonominë nga kriza dhe të ndalojë rritja abuzive e çmimeve.

 

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: