Vala e protestës masive që ka përfshirë kryeqytetin ka shënuar një tjetër pikë kulmore.

Turma e jashtëzakonshme e protestuesve ka marshuar dhe ka mbërritur përpara godinës së “Europe House” në Tiranë.

Në një moment mjaft të fuqishëm dhe simbolik, qindra qytetarë kanë lëshuar në kor një mesazh të qartë drejtuar ndërkombëtarëve dhe Bashkimit Europian, duke thirrur njëzëri: “Europa është me ne!”.

Kjo lëvizje vjen si një kundërpërgjigje e drejtpërdrejtë e qëndresës popullore për të treguar se kauza e tyre për drejtësi dhe demokraci përputhet me vlerat europiane, ndërsa marshimi po vijon me tone të larta revolte në rrugët kryesore të Tiranës.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb