Ema Ndoja, aktorja e njohur e fundviteve ’80, ka spikatur mes pjesëmarrësve në protestën e fundit të zhvilluar në Tiranë.

Prej vitesh e zhvendosur në Gjermani, larg vëmendjes mediatike, Ndoja mbetet një nga figurat më të dashura të kinemasë shqiptare.

  • foto galeri

Interesi rreth pranisë së saj shtohet edhe për shkak të kaluarës së saj politike; në vitin 2013, ajo njihej si mbështetëse e Edi Ramës kur ai ishte në opozitë. Megjithatë, prania e saj e tanishme në shesh tregon se ndryshimi i bindjeve dhe rrugëve politike vjen natyrshëm kur thyhen parimet dhe vizioni për vendin.

Prania e aktores në protestë vlerësohet si një zë më shumë në lëvizjen qytetare që kërkon dinjitet dhe meritokraci, duke dëshmuar se kauzat publike kapërcejnë ngjyrimet partiake dhe mbeten, mbi të gjitha, një e drejtë qytetare.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb