Në protestën e 105, Diaspora ka zbarkuar në Tiranë. Gjatë fjalës së saj qytetarja bëri thirrje që shqiptarët të qëndrojnë të bashkuar dhe të vazhdojnë qëndresën e tyre deri në largimin e Ramës..
“Na kanë thënë që jemi popull dele, por unë këtu shoh luan e luanesha. Ju këtu na ngjallët shpresën edhe ne që jemi larg. Ne jemi këtu që një ditë të kthehemi bashkë të gjithë…Mos u dorëzoni, mos e lejonin kriminelin të na copëtojë, të na shesë tokat të na përçajë…Ne do jemi bashkë, do vijmë si uragan siç kemi ardhur gjithmonë. Do të bëjmë histori të gjithë bashkë.. Kam edhe një mesazh për Melonin, : “je akoma e sigurt që vëllai jot Edi Rama është një djalë i mirë”, u shpreh qytetarja.
