Mijëra irakianë dolën të dielën nëpër rrugë për të protestuar, para afatit të mesnatës për të emëruar një Kryeministër të përkohshëm.

Tubimet anti-qeveritare kanë tronditur Bagdadin dhe jugun me shumicë shiite që nga tetori, me protesta kundër korrupsionit, shërbimeve të pamjaftueshme dhe mungesës së vendeve të punës. Protestuesit kanë kërkuar që t’i jepet fund sistemit politik të imponuar pas ndërhyrjes së Shteteve të Bashkuara në vitin 2003.

Kryeministri Adel Abdul Mahdi tha dorëheqjen të premten. Që nga ajo ditë, presidenti Barham Salih dhe parlamenti kanë shkelur disa afate për të caktuar një kryeministër. Zoti Mahdi dhe qeveria e tij kanë rënë të dielën dakord që të luajnë rolin e një qeverie kalimtare deri kur të miratohet një kryeministër i ri.

Por dorëheqja e zotit Mahdi nuk i kënaqi protestuesit që thanë se nuk mjafton që të caktohet një kryeministër i ri, ata kërkojnë ndryshimin e gjithë sistemit politik, që ata e quajnë të korruptuar, joefiçent dhe thonë se nuk ndihmon irakianët e varfër, megjithë rezervat e mëdha të naftës në vend.

Të paktën 460 vetë kanë vdekur dhe dhjetra-mijëra të tjerë janë plagosur, që kur filluan protestat në tetor.//VOA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb