Tensione janë shënuar para Kuvendit të Shqipërisë, ku ministria dhe deputetë për të shmangur përballjen me qytetarët, kanë zgjedhur të hyjnë në sallë përmes hyrjeve alternative. Ndërkohë, qytetarët i kanë sulmuar me vezë, ndonëse distanca ështq pak e largët.
Qytetarë të shumtë janë mbledhur në protestë përpara Kuvendit, duke shprehur pakënaqësitë e tyre ndaj klasës politike shqiptare.
Protesta nisi rreth orës 10:30, ndërsa gjatë tubimit u dëgjuan thirrje dhe slogane kundër qeverisë dhe institucioneve.
“Parlamenti i krimit”, “Rama jep dorëheqjen” dhe “Nuk na përfaqësoni” ishin disa prej thirrjeve të protestuesve, të cilët kërkuan ndryshim politik.
Para Kuvendit ka prani të shtuar policie.
