Një tjetër mesazh erdhi nga protesta, ku një qytetare bëri thirrje për përbashkimin e shqiptarëve. Ajo tha se shqiptarët duhet të bashkohen përtej politikës, në interes të vendit.
“I bëj thirrje shqiptarëve, jashtë dhe këtu, mos ndaloni protestën. Këto protesta dhe fjalimet e tyre, duhet të jenë më profesionale, që të mos përdorim gjuhën e shëmtuar të Parlamentit, të politikanëve. Nuk duhet të ketë lidhje partie, të bashkohemi për shqiptarinë.”, tha ajo.
Qytetarët dorëzuan sot librin “Albanian Files” të firmosur nga protestuesit dje në shesh, si ‘provë’ e kapjes së shtetit. Ndërsa në orën 19:00 do të mbahet protesta e cila organizohet çdo ditën në Tiranë, kundër Ramës. Kjo është protesta e 32 , e cila vijon pandalur nga shqiptarët me një mesazh të qartë, largimin e Ramës.
