TIRANE

Partia Demokratike thotë se Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) ka urdhëruar bllokimin në mënyrë paligjshme të valëve celulare në zonën ku po zhvillohet protesta si dhe në zonën rreth selisë së PD.

“AKEP urdhëron ndërprerjen e paligjshme te sinjalit të gjithë operatoreve te telefonisë celulare në të gjithë bulevardin, përfshirë zonën e protestës dhe përreth Partisë Demokratike”- thotë PD.

Probleme kane hasur edhe media nderkombetare te cilat kane transmetuar ‘Live’ protesten e opozites ne Tirane.

“Ndërpriten valët në zonën e protestave Të nderuar miq të DW-së, korrespondentet tona që ndjekin zhvillimin e protestës në Tiranë na njoftojnë se nuk kanë mundësi kontaktimi “live”, sepse ne zonat e protestës duket se është bllokuar çdo valë interneti dhe telefonike.” shkruante Deutsche Welle ne facebook.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: