TIRANË

Teksa në ambientet e Gjykatës së Shkallës së Parë në Tiranë po mbahet seanca për 11 të arrestuarit, banorët e zonës së Astirit po qëndrojnë jashtë ambienteve duke kërkuar lirimin e djemve të tyre.

Qytetari Lutfi Kastrati teksa u prononcua për “BalkanWeb” paralajmëroi inspektorët e Autoritetit Rrugor Shqiptar të mos paraqiten tek shtëpitë e tyre sepse nuk do mbajnë asnjë përgjegjësi në rast se precipiton situata.

Ai shtoi për gazetaren Klodjana Lala se do të shkojnë deri në vetë-sakrifikim, nëse nuk do të tërhiqen nga vendimi për të prishur shtëpitë e tyre.

“Ne shprehim  keqardhjen për dhunën. Donte të shpallte dëshmoren e gjallë efektiven, dëmtimi i saj ishte shumë i lehtë. Kërkojmë lirimin e djemve që janë të pafajshëm. Ata nuk kanë bërë asnjë gjë. Nuk kërkojmë më dëmshpërblim, por legalizim. Ne jemi kundër çdo prishje. Nuk duhet të shohim më asnjë fadromë aty. Kërkesë inspektorëve  të ARRSH, bashkë me Ramën dhe kreun e ARRSH po na përçajnë.

Nesër do të jemi në protestë. Nuk mbajnë përgjegjësi, inspektorët të mos paraqiten. Gjykata dhe Prokuroria janë të kapura nga Rama. Ne do të sakrifikohemi sepse nuk kemi ku shkojmë.”, theksoi ai.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: