TIRANE

E ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në News24, Drejtoresha e Politikave Sociale në Bashkinë e Tiranës, Anisa Ruseti u shpreh se bashkia do ofrojë bonus qiraje për 1 vit për familjet që preken nga projekti i Unazës së Re. Ruseti u shpreh se është bërë një vlerësim social-ekonomik për familjet  e prekura nga projekti dhe se po shihet mundësia se si mund të ndihmohen për një përudhë afatgjatë këto familje.

Unaza e Re është një projekt madhor që prek disa familje dhe biznese. Nga vlerësimi paraprak, bëhet fjalë se Unaza është e ndarë në 5 lote. Ka disa objekte që janë të ndërtuara në mënyrë jo formale dhe me këtë pjesë po merret ALUZINI.  Kemi bërë një vlerësim social ekonomik për familjet  e prekura. U kemi treguar se si do ndihmohen këto familje. Ne po diskutojmë për t’u ofruar bonus qiraje për 1 vit për këto familje. Gjatë kësaj kohe do shohim si mund të zgjidhim problemin e tyre për një periudhë afatgjatë. Mund të jenë programe të ndryshme si kredia e butë apo banesat sociale.  

Për ne emergjente është akomodimi i familjeve që preken nga ky projekt. Bashkia do paguajë 100% qiranë për një vit me të drejtë ripërtëritje. Qytetarët janë njoftuar për projektin që preken. Qëllimi ynë është që të gjejmë një zgjidhje edhe për punësimin e tyre. Banorët do kenë kohën e duhur për të gjetur mundësinë e një strehimi. Dëmshpërblimi me vlerën e tregut që kërkojnë banorët ndiqet me VKM për dëmshpërblimet dhe nuk është kompetencë e bashkisë“- tha ajo.

(d.d/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb