Gjatë fjalës së tij ish-drejtuesi i Policisë së Shtetit, Krenar Ahmeti u shpreh se protesta zgjoi ndërgjegjen europiane.
Në protestën e 133 para Kryeministrisë, bëri thirrje që qytetarët të qëndrojnë të bashkuar dhe se fundi i regjimit është shumë afër.
“Kanë dalë njoftime të ndryshme , duan të godasin zërin e lirë të kësaj protestë. Një lukuni analistësh që duan ta shterin këtë burim. Të gjithë ata që do guxojnë të ushtrojnë dhunë, ju them se nuk kemi vdekur akoma. Ndaj ju bëj thirrje të gjithëve të vijnë në shesh i madh dhe i vogël sepse ky do të jetë sheshi i lirisë. Do ta fusim Shqipërinë në shinat institucionale, e zgjuam ndërgjegjen Europiane. Shumë shpejt do të shihni se këtu do mbushet plot”, tha ai.
