TIRANË – Aktivistja Xheni Karaj, e ftuar në rubrikën Opinion në News24, foli më shumë për protestën për të drejtat e grave, që do të mbahet sot në orën 18:00 në Qytetin Studenti në Tiranë.

Karaj theksoi se shumë gra dhe vajza ngacmohen ose dhunohen natën, në rrugë që nuk kanë ndriçim. Ajo shtoi se do të aplikojnë në bashki, që të ndriçohen disa rrugë, me qëllim që gratë të ndihen më të sigurta.

“Ne kemi vendosur që të mbajmë protestë tek Qyteti Studenti, sepse QS është një vend ku nuk ka ndriçim mjaftueshëm dhe ka më tepër ngacmim ndaj vajzave. Më pas do shkojmë tek Liceu, do shkojmë tek Kryeministria, më pas tek Bashkia.

Ne do të bëjmë një listë rrugësh të rrezikshme për gratë shqiptare, që do kërkojmë që të ndriçohen dhe vajzat të ndihen të sigurta”, deklaroi Karaj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: