Një prej protestuesve që po merr pjesë në protestën e ditës së 103-të kundër qeverisë ka bërë thirrje për mobilizim dhe bashkim të qytetarëve, duke kërkuar përshkallëzim të aksionit.

Ai u shpreh se, sipas tij, bllokimi i rrugëve është i nevojshëm për të ushtruar presion ndaj qeverisë dhe u bëri thirrje qytetarëve të mos tërhiqen.

“Ne duhet të bllokojmë rrugët, se ndryshe ky nuk ikën nga pushteti. Duhet të bashkohemi, të mos frikësohemi. Ky do regjim. Duhet mobilizim, mos u tërhiqni. Të bashkohemi nga jugu në veri! Nuk na përçani dot!” deklaroi protestuesi.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: