Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka deklaruar për mikrofonin e News24 nga protesta e opozitës para bashkisë se policia nuk po lejon këshilltarët bashkiakë të futen në godinë.

Sipas tij përplasja mes disa prej protestuesve dhe efektivëve të policisë ka ardhur pikërisht prej këtij veprimi.

Ai theksoi se policia po vepron në paligjshmëri dhe po mbron paligjshmërinë.

“Ju keni parë çfarë ka ndodhur, Policia nuk lejon këshilltarët bashkiakë të futen në godinë dhe zyrat e tyre. Kjo ka sjellë situatën që ju patë. Po mbrojnë paligjshmërinë. I kërkova të tërhiqnin forcat e rendit nga përplasja me qytetarët”, tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb