Një protestuese e rrugës “5 maji”, ka hyrë mes rrethimit dhe ka takuar ish-kryeministrin Sali Berisha, sapo ky i fundit doli nga parlamenti duke i kërkuar ndihmë dhe zgjidhje për problemin e tyre.

“Jam banore e 5 majit, njësia administrative numër 8. Ne deri tani, ka fiks 1 vit, që vjet në shkurt kemi kërkuar që të takohemi me Veliajn, kërkuar opozitën e asaj kohe. Asnjëri nuk na është gjendur pranë. Ju kemi dëgjuar vetëm juve në Kuvend, edhe donim me patjetër t’ju takonim. Më 22 shkurt, jemi 12 shtëpi që s’kemi firmosur. Ne jemi në dëshpërim. Çfarë do bëhet me ne? Kush do na mbrojë. Si mund të firmosim një aktmarrëveshje ku nuk shkelet ligji i shpronësimit?!”, tha banorja.

Nga ana tjetër Berisha deklaroi se sjellja e qeverisë ndaj banorëve të kësaj zone, është ç’njerëzore dhe korruptive. Ai u shpreh se do të propozojë ndërhyrjen në ligjin për pronat.

“Unë e kam denoncuar shumë herë si një akt çnjerëzor, korruptiv, antikushtetues, antiligjor qëndrimin ndaj jush. Pa përjashtim ju takon në një vend normal të përfitoni nga ligji i posedimit në mirëbesim dje klauzolat e tij. Akti është, asgjësohet ligji këtu sepse janë përfaqësuesit e niveleve të këtij parlamenti, është Salillari dhe Kapllan pallati ata që ndërtojnë aty kulla 30 katësh dhe nuk pranojnë t’u japin juve 10 % të sipërfaqes që ju takon mbi bazën e trojeve që keni. Ky 10 % është më i ulëti që u jepet poseduesve apo pronarëve nga çdo kompani ndërtimi që zhvillon një zonë. Por juve nuk u jepet kjo pasi përqindjen që ju takon juve, ata ia japin Veliajt, Ramës dhe Bashës. Kam admirimin më të madh për qëndresën tuaj. Po përgatisim një ndërhyrje për ta paraqitur, çka këta do ta kundërshtojnë, anulimin e ligjit të vitit 2016, i cili pikërisht për t’i çelur rrugën dhunës kundër qytetarëve, ka nxjerrë përpara procesin e urbanizimit dhe pastaj të legalizimit. Ky ligj nuk mund të aplikohet tek ju, as kështu siç është. Ju jeni përfitues të ligjit përpara këtij, i cili u njihte 100% të drejtën e legalizimit. Pra kjo është. Thirrja jonë është të mobilizojmë qytetarët e Tiranës, të ngrihen në mbështetjen tuaj. Protesta jua nuk është vetëm për shtëpitë, por një e drejtë që u thyhet familjeve. Banorët e Laprakës, 5 majit dhe Paskuqanit janë viktima të vjedhjeve qeveritare”, tha Berisha.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb