I ftuar në “Kjo Javë” në News24, ish-deputeti i Partisë Socialiste Alket Hyseni, u ndal edhe tek arrestimi i kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj.

Ai u shpreh se Partia Socialiste duhet të kishte reaguar më parë ndaj Prokurorisë së Posaçme në rastet ku është evidentuar se ka pasur cënim të standardeve.

Hyseni u shpreh se rasti i Veliajt duhet të ishte trajtuar me dinjitet ndërsa shprehur keqardhjen që të arrihet në masë ekstreme për një personalitet të politikës.

Pjesë nga diskutimi në studio:

Nisida Tufa: Arrestimi i Veliajt, si e shihni këtë arrestim pse mbërritëm deri këtu?

Alket Hyseni: Nuk flas me kompetencë të plotë sepse dosjen nuk e njoh, nuk më erdhi mirë dhe ndjej keqardhje që të arrihet në masë ekstreme për një personalitet të politikës. Politikisht më vjen shumë keq, por akuzat janë akuza. Këtu në Shqipëri kanë filluar që gjyqet të bëhen publike. Ndërhyrjet në rastin konkret me këtë veprim është ndërhyrë plotësit. Veliajn e njoh është një shembull i punës dhe ndryshimit të kryeqytetit. Rasti i tij duhet trajtuar me dinjitet dhe jo si rasti i Erion Veliajt.

Nisida Tufa: Në çfarë mase duhet të ishte Veliaj nga akuzat e SPAK sipas mendimit tuaj?

Alket Hyseni: Kjo çështje shkon përtej Veliajt, SPAK i suportuar nga të gjithë energjitë ka filluar të punojë dhe ka dhënë rezultate. Zelli i madh mendoj se po i çon në vendime të gabuara. Sot gjithçka është për protagonizëm, por Shqipëria ka arritur përmasa shqetësuese për masat e arrestit. Kërkesat për masat e arrestit janë 3 herë më të mëdha se të Europës.

Nisida Tufa: Mendoni dhe për Metën njësoj po ashtu siç mendoni dhe për Veliajn?

Alket Hyseni: Edhe për Metën e njëjta gjë është po ashtu edhe për Berishën kemi shembullin që Gjykata e korrigjoi SPAK. Berisha i ka bërë shumë keq vendit po ashtu edhe Meta. Masat janë të ndryshme.

Nisida Tufa: Pse ka ndryshim nga qendrimi i PS kundër SPAK?

Alket Hyseni: Personalisht nuk jam kundër SPAK dhe qëndrimi i PS është i vonuar. Kundër SPAK duhet të kishim dalë kundër gjithmonë kur ka pasur cënime të standardit. Pa PS reforma në drejtësi nuk do të bëhej. PS nuk ka komentuar vendime gjykatash por duhet të kishte reaguar për çështjet e standardit. Profesionistët reagojnë për cenimin e standardit, nuk fajësoj SPAK, por Gjykatën. Mendoj se Gjykata është ajo që mban në shina.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb