Analisti Roland Lami ka analizuar mazhorancës dhe opozitës sa i përket zgjedhjeve dhe elektoratit të tyre në emisionin ”Real Story” të Sokol Ballës në News24.

Sipas tij PS-së nuk i vlen më LSI-ja për koalicion siç ndodhte disa vite më parë por i intereson mos humbasë votat që ka.

Loja e vetme që mund të ndjekë PS sipas Lamit është që të përplaset sa të mundet me PD dhe LSI që dy partitë më të mëdha të opozitës mos rekuperojnë dot votat që kanë humbur.

 

”Unë mendoj që kemi një zhvillim interesant. Ka një bazë dhe një logjikë. Nëse në 22005 PD vjen ën pushtet, vjen në një kuotë maksimale sepse ndan të majtën. Në 2009 të një rrjedhje të vogël por e majta e ndarë prap.

PS sheh në 2013 që nuk vjen dot vetëm dhe bashkohet me LSI.

Për të ardhur tek konkluzioni që në 2017 PS-ja gjykon që shkon në maksimizimin e votave. Shumë arsye, shumë faktorë por ka maksimizim të votës. Ka rrudhje të PD-së dhe një zgjerim të LSI-së. Sot PS-ja mendon se LSI-ja nuk i vlen më, as ta përkëdhelë as ta bëjë faktor që me një perspektive të shkojë në koalicion. I intereson të përplaset me PD dhe LSI për të mos rikuperuar votat e 2009 dhe 2013.

Nuk merren më vota të të majtës. PS-ja duke stimuluar radikalizimin e sjelljes brenda opozitës, dhe Meta duke tentuar të marrë votat e LSI dhe PD largohet nga e majta dhe shkon tek e djathta. Sa më shumë të distancohet LSI nga e majta, aq më shumë humbet votat e së majtës dhe në këtë aspekt votat e PS nuk ndryshojnë apo humbasin. ”- tha Roland Lami.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb