Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi është parë duke debatuar me policinë në protestën e opozits që u zhvillua në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Bardhi pyeti efektivët se përse po hedhin ujë duke provokuar, sipas tij, protestuesit.
Ai shtoi se policia duhet të shkojë të arrestojë Belinda Ballukun dhe kryeministrin Edi Rama që “po vjedhin shqiptarët” dhe jo qytetarët që dalin në protestë.
