Sekretari i Shoqatës së Bankave, Spiro Brumbulli, i ftuar mbrëmjen e sotme në studion e emisionit “Të Paekspozuarit” në News 24 tregoi arsyet pse bankat i dërgojnë paratë jashtë shtetit në këtë formë.

Ai tha se kjo grabitje nuk i rrezikon shqiptarët, por kapitalin e bankave por nuk përjashtoi mundësinë për të tjera raste grabitjesh, në një kohë kur siç tha, siguria në aeroport lë për të dëshiruar.

Ylli Rakipi: Sasi e madhe parashë po transportohej drejt Vjenës, çfarë janë këto para? Pse nuk mbahëen këtu? Çfarë është kjo lëvizje e madhe parash?
Spiro Brumbulli: Bankat punojnë me të gjitha llojet e monedhave në qarkullim, pra që nga leku, por edhe euro, paund e franga. Ne jemi të lidhur me vendet e tjera për shëmbime tregtare. Shumicën e mallrave e importojmë dhe duhet të dërgojmë para në vendet ku blejmë. Nëse blen një mall jashtë si do ja çosh lekët? Bankat bëjnë kalimin drejt shitësit. Ky është funksioni i parë, i domosdoshëm për transfertat tregtare. Ne kemi lekun monedhë kombëtare, bankat janë të detyruara të kryejnë këtë lloj kalimi. E dyta është sigurua mblidhet shumë kesh në valutë dhe nuk mbahet dot në dhomat e kasafortave që kanë bankat, pra kjo tepricë likuiditeti çohet jashtë për investime.

Ylli Rakipi: Çfarë mendoni, është një ngjarje e përsëritur, çfarë është kjo sipas jush?
Spiro Brumbulli: Është përtej imagjinatës një serial vjedhjesh të vijueshme. Nuk ka bërë bujë shuma e parave të vjedhura që në gjykimin tonë janë gjysma e atyre që deklarohet, lajm përbën ku u vodhën paratë, pra vendi, në barkun e avionit. Kjo është më e rënda. Kjo na shqetësoi, mënyra si ndodhi dhe ku ndodhi. Është shumë e rëndë, një vjedhje e përsëritur. Shenjat ishin dhënë edhe më përpara por për çudi masat çedojnë përsëri.

Ylli Rakipi: Rrezikojnë qytetarët shqiptarë në këtë rast?
Spiro Brumbulli: Jo, aspak

Ylli Rakipi: Unë kam transferuar drejt spitalit jashtë 85 euro dhe pagova një tarifë 35 euro, e lartë…
Spiro Brumbulli: Kjo ndodh se keni paguar në euro është transfertë në euro. Është normale kjo tarifë në pagesat me jashtë. Edhe po dërgove 50 mijë euro mund të paguash komision 250 euro.

Andi Bushati: Banka ato lekë që humb nuk i zbret në fund nga fitimet e veta. Në kapitalizëm vendos banka fitimin e saj në fillim. Ato para që ka humbur ua ngarkon njerëzve, shqiptarëve

Spiro Brumbulli: Nuk është kështu. Këto që janë me risk janë të sigurura

Andi Bushati: Ajo është e njohur, por sigurimi i këtij viti nëse humbet 20 mln euro vitin tjetër e ke më të rëndë sigurimin dhe i shkon si faturë atij që kontribuon për këtë bankë.

Spiro Brumbulli: Teorikisht ekziston ky qëndrim, nëse shuma e humbur shkon në një pikë kritike bankat reagojnë duke rivlerësuar shërbimet.

Andi Bushati: Sot janë vjedhur 2 euro për çdo shqiptar?

Spiro Brumbulli: Nuk e dimë këtë. Po pse thoni shqiptari dhe nuk thoni kapitali i bankës.

Ylli Rakipi: Mund të përdoren për evazion këto para, për terrorizëm pse nuk bëhen dërgesat në mënyrë elektronike?
Spiro Brumbulli: Në ekonomitë që kanë kesh të lartë në përdorim ka rrezik. Paratë që nuk deklarohen mund të përdoren për qëllime të errëta.
Ylli Rakipi: Janë vjedhur 6 milion euro?
Spiro Brumbulli: Unë thashë që nuk janë vjedhur 10 milion euro, mund të jenë 5 deri në 6 milion euro, ka pasur edhe dollarë.

Ylli Rakipi: Çfarë do thoshit ju për shtetin tonë? Kë shihni autorin parë të vjedhjes?
Spiro Brumbulli: Nuk jam as gjyqtar, as hetues e as prokuror. Por për sa ka ndodhur me të gjithë procesin për këtë rast shikojmë mungesë sigurie brenda aeroportit. Për këtë sigrurisht ka një shoqëri që merret me ruajtjen, nuk ndodhi me blindat as jashtë rrethimit por pasi blindat e kishin dërguar dërgesën.

Mentor Nazarko: Si shpjegohet që janë intensifikuar këto lloj grabitjesh? Është përkeqësuar mbrojtja në tërësi? Keni një analizë?
Spiro Brumbulli: E para, nuk jemi të përjashtuar nga sulmet për aq kohë sa kemi banka. Në vlerësimin që bëjmë ne tregon se krimi ka avancuar më shumë se sa sistemet tona të mbrojtjes. Mënyra se si veprojnë e dalin të pa lagur. Dua të them se rastet e pazbardhura frymëzojnë raste të tjera. Mund të kemi një rast të të. Për ne duhet që institucionet përkatëse të avancojnë më shumë në teknologji.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb