Gazetari i “BalkanWeb”, Enver Doçi, ka takuar sot dy prokurorët Rifat Kojku dhe Belina Zeneli, që kanë në dorë dosjen “184” të vjedhjes së votave në Dibër.

Gazetari ka takuar prokuroren Zeneli përpara Prokurorisë së Dibrës, të cilën e ka pyetur se si do të veprojnë me dosjen “184”. Por kjo pyetje siç duket ka acaruar prokuroren, e cila është përgjigjur prerë “Pse si mendoni ju, se ne jemi të paaftë për ta shqyrtuar këtë dosje”. Ndërkohë, vetëm disa metra larg derës kryesore të Prokurorisë, gazetari ka takuar edhe prokurorin Rifat Kojku, i cili ndodhej në automjetin e Prokurorisë.

I pyetur nga gazetari se cilët persona të implikuar në këtë dosje do të thërrasin të parët në Prokurori, Damian Gjiknurin, Ulsi Manjën apo ndonjë emër tjetër, Kojku, i kapur në befasi, ka buzëqeshur dhe është shprehur se nuk e kanë vendosur akoma se cili do të jetë i pari që do të merret në pyetje. Sipas gazetarit të “BalkanWeb”, dy prokurorët po shkonin në dasmën e një kolegut të tyre.

(d.ç./BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb