Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i pyetur nga gazetarët gjatë konferencës së sotme se përse kritikon kryeministrin Edi Rama për ‘Pasaportën e Artë’, pasi edhe ai vite më parë ka tentuar ta bëjë këtë.

Berisha tha se nuk bëhet fjalë për të njëjtën situatë, pasi në kohën e tij shteti nuk ishte i kapur nga mafia dhe raportet e huaja nuk e cilësonin Shqipërinë si “narkoshtet”.  

“Së pari e theksoj pasaporta e artë në kushtet e shtetit ligjor funksional përdoret nga vende të ndryshme për të rritur thithjen e investimeve të huaja, por asnjëherë dhe në asnjë kohë Shqipëria nuk ishte vlerësuar si narkoshtet në atë periudhë që ju flini, raportet e BE e vlerësonin Shqipërinë si shtet ligjor funksional. Sasia e kokainës që eksportohej nga Shqipëria në Itali në vit, nuk tejkalonte kurrë 8 deri në 12 kg, kurse heroina, rruga sipas raporteve serioze, u spostua dhe Shqipëria doli nga ajo rrugë. Pra nuk bëhej fjalë për narkoshtet në Shqipëri në atë kohë, përkundrazi ka përcaktime demokraci funksionale dhe shtet ligjor. Të gjitha raportet janë të kësaj natyre. Së dyti, Shqipëria nuk bëri dhe nuk kërkoi të bëjë amnisti fiskale penale, por civile. Dhe këto janë të dokumentuara. Është krejt tjetër kjo, kurse Rama ka një trinom, mbjelljen e drogës, amnistinë penale dhe pasaportën e artë”, tha Berisha.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb