TIRANË-Parkimi i makinave është bërë cështje debati mes qytetarëve të kryeqytetit. Por ndërsa zonat tepër të populluara brenda Tiranës e kanë zgjidhur me parkingje private, në të tjera zona parkohet poshtë pallateve apo anës njërit krah të rrugës. Por në rrugën për Dajt, ajo që të con në Teleferik dhe që ka marrë këtë emër nga banorët është e ndaluar të parkohet, në asnjërin prej kaheve. Një qytetare shprehet duke publikuar dhe foto se përse autoritetet përkatëse e kanë hequr të drejtën për parkim në këtë rrugë, ku në cdo 5 minuta kalonë një makinë në ditë.
Sipas qytetares E.N, kjo cështje e marrë me vendim absurd është bërë stres për banorët e lagjes që cdo ditë grinden mes tyre se cili të parkojë i pari në vendet bosh pranë pallatit.

“Nuk e kuptoj pse e kanë heq parkimin nga të dyja anët e rrugës së Teleferikut, kur ndërkohë aty jo vetëm që nuk bëhet fjalë të ketë trafik (e tregojnë dhe fotot më së miri) por një makinë në 3-4 minuta kalon.
Jemi tre pallate me 8 vende parkimi gjithsej. Mbetem duke bërë sherr me njëri- tjetrin se kush të parkojë e kush jo. Kompetentët që kanë dhënë këtë urdhër absurd që rruga të rrijë e lirë nga të dy anët pa asnjë mjet të parkuar, le ti bien mendjes kur të këtë ndodhur ndonjë vrasje… Se këtu për këto punë vriten njerëzit, për vendin e parkimit, për gërvishtjen e makinës, pse më sheh, etj si këto… Po na detyrojne ti nisemi azilit duke na e vështirësuar jetën në cdo drejtim. Se kuptoj si e kane logjikuar se ku do parkojnë gjithë këta banorë të kësaj lagjeje? Kthehesh nga puna në darkë dhe s’ke te siguruar asgje, as parkim, as ndricim rruge, as siguri rendi. Duhet te parkojme cepave e ferrave ku na pret dhe hajduti. Nese parkon ne rrugen qe eshte e lire, te vjen polici si me magji dhe te ve gjobe. Zot na ruaj!!”

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb