Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama nga Mbrostari i Fierit ka sqaruar se pse PS-së i duhet një mandat i tretë në qeveri.

Rama thotë se kjo nuk është Shqipëria që duam, pasi të gjitha punët janë në mes dhe ndryshimi është i papërfunduar.

Ai thekson se Shqipëria e sotme nuk krahasohet me atë 7 vite më parë, teksa paralajmëron se në rast se rikthehen në pushtet PD e LSI atëhere vendi do të rikthehet aty ku ishte.

”Duan të rikthehen, por si duan, jo vetëm s’kanë reflektuar për arsyet pse u larguan, por janë po ata. Janë po ata. Situata është edhe më tragjikomike për votuesit e tyre. Sepse sot rikthimi bëhet me një përpjekje për të paraqitur një dhëndër, lulin, dhe për t’i ftuar shqiptarët në një krushqi të re që në momentin që ta hanë t’u dalë Iliri me Monikën. Po dale njëherë, sepse pjesa vijon me ne, dhe ju e dini si e ka pjesa.
E keni parë mirë në Fier, dhe për më tepër nëse deri dje sidoqoftë kishte një lloj hallai, dhe sidoqoftë s’ka asnjë mundësi. Sot është një ndërmarrje e degraduar me një ortakëri të dalë boje, me një që do bëjë Presidentin dhe bën sekserin, dhe një tjetër që do të jetë zonja e parë dhe bën menaxheren e ndërmarrjes.
Dhe gjithë ajo që përfaqëson në Kushtetutë në të drejtë dhe në zakon institucioni i Presidentit, është kthyer në komedi të madhe. Për të qarë e për të qeshur.
Ata që pyesin po mirë pse duhet një mandat i tretë? Për ça duhet një mandat i tretë i PS? S’ka nevojë ta ngrejmë pyetjen, nëse duam vërtet përgjigje. Unë mund të jap argumenta.
Përgjigjia është tek çdo krahasim mes 7 viteve më parë dhe sot, në çdo fushë. Sot krahasuar me 7 vite më parë, kushdo të shikojë e shikon, kushdo të kuptojë e kupton.
Ta shohin qartë, është një ndryshim i papërfunduar. Janë të gjitha në mes. Shqipëria që ne duam nuk është kjo që kemi. Bie dakord me ata që për arsye mllefi apo për interesa, por për ata që e duan Shqipërinë dhe hasin në shumë halle e pengesa.
Sot jemi në kushtet kur do bëjmë një zgjedhje konkrete. Nëse Shqipëria që duam nuk është kjo që kemi, por s’krahasohet me atë që kishim. Dhe kjo është vetëm falë PS. ”- tha Rama.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb