TIRANË- Ndërkohë që Shqipëria po përballet çdo ditë me një situatë problematike të krijuar nga zjarret si në veri ashtu edhe në jug të vendit, politika përpiqet të gjejë fajtorët e në qendër të akuzave është qeveria.

Një nga ata që akuzon qeverinë është dhe ish-kryeministri Sali Berisha. Por ai është vënë para përgjegjësisë nga një prej ndjekësve në “Facebook” i cili i ka kërkuar ‘llogari’ se përse nuk ka blerë shteti për 25 vite asnjë avion për të shuar zjarret por tani kërkon nga fqinjët.

Berisha thotë se qeveria e tij bleu helikopterë të fuqishëm që mbajnë kova disa tonëshe për shuarjen e zjarreve por kovat nuk janë blerë nga Rama, pasi sipas tij i harxhon paratë me blerjen e “Benz”-ave.

STATUSI I BERISHËS
Përgjigje zotit G*** S***!
Të dashur miq, zoti G**** S*** shkruan: “25 vjet o Sale nuk bletë një avion për fikjen e zjarreve ngeli shteti duke lypur tek fqinjët dhe kur t’u fryhet atyre të vijnë nëse vijnë çdo gjë është shkrumbuar turp i madh.”

Përshëndetje Garid! Lidhur me objeksionin tuaj për mungesën e avionëve kundër zjarreve ju sqaroj sa vijon:
Qeveria e mëparshme, me një kontratë me Eurokopter ka porositur disa helikopterë modernë të fuqishëm dhe multifunksional për Ushtrinë. Këta helikopterë mbartin edhe kova uji disa tonëshe për shuarje zjarresh dhe përdoren me sukses për këto qëllime në të gjitha vendet që kanë probleme me zjarrin. Por për t’i përdorur ata për këtë qëllim, duhet që të blesh kovën e ujit. Mirëpo Edi Rama e ka mendjen tek Benz-at e blinduar për veten e tij.

Kështu ai, përveç një Benz-i te blinduar që kishte në kryeministri prej vitesh, sapo erdhi në pushtet mori për përdorim personal Benz-in e blinduar të blereë për transportin e personaliteteve të huaja që vizitojnë Shqipërinë. Rama më vonë porositi me mbi 600 mijë euro një tjetër “Benz” të blinduar për vete, ndërkohë që me ato para mund të blinte 15 kova për helikopterët Puma për shuarjen e zjarreve në vend. Por problemi i tij është se ai mendon vetëm për veten e tij!

Berisha fb

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb