Drejtuesi i emisionit “Real Story”, Sokol Balla, ngriti pyetjen se përse Partia Demokratike nuk ka rifreskuar listat e saj të kandidatëve për deputetë dhe shtoi se, pjesë të tyre, janë emra që kemi parë ndër vite.

Aldo Bumçi, një prej të ftuarve në studio dhe pjesë e listës së Partisë Demokratike në qarkun e Tiranës, tha se mosha e re, nuk është domosdoshmërish një tregues se je mbështetës i të rinjve. Ai mori shembujt e Dashamir Shehut dhe Sali Berishës, të cilët sipas tij, kanë mijëra ndjekës të rinj në rrejte sociale.

“Dashamir Shehu ka me mijëra ndjekës në FB ka të rinj. Sali Berisha ka me mijëra mbështetës. S’është mosha që e lidh të riun, por janë vlerat. Fatmir Mediu ka marrë vota më shumë se një mandat. Vangjel Dule është një nga deputetët më qytetarë. Partia e tij ka marrë me mijëra vota në të gjithë Shqipërinë, edhe në Tiranë ka marr rreth 6 mijë vota. Përfaqëson një pjesë të elektoratin. Ke Tomorr Alizotin, përfaqëson një familje të përndjekura. Enkelejd Alibeaj, Gazmend Bardhi është i ri, është aktiv, ka bërë detyra dhe ka ngritur frymën në Elbasan”, tha Bumçi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: