Kreu i PD-së Sali Berisha tha sot në Kuvend se Edi Rama ka marrë në duar dosjen “Kraksi”, duke aluduar se kryeministri është në rreth të kuq, raporton A2CNN.

“Kreu juaj, prej një jave, prej ca ditësh, merr në dorë dosjen Kraksi. E morët vesh ju? Dhe miq të mi italianë më pyesin, çfarë e do ky dosjen Kraksi? Me ca pyetje shtesë. Kraksi është socialisti që ja mbathi pasi vodhi dhe u instalua në Tunizi. Po po e dini mirë ju. Edhe këto vizitat e tij nëpër vende të gjirit, duan se kanë të njëjtin kuptim. Çfarë i duhet dosja Kraksit?

Më thoni mua ju? Si ka mundësi që ky të marrë dosjen e Kraksit tani, më thoni pak. Ka mundësi sepse e dinë që është në rreth të kuq. Është në rreth të kuq nga shqiptarët. Shqiptarët nuk do ja falin atë. Është absolutisht i pa shpresë. Është bërë famoz. Aktet e tij janë bërë tashmë të njohura në mbarë botën”, tha Berisha.

Po ashtu kryedemokrati kritikoi atë që e konsideroi “qëndrim cinik” të Ramës ndaj fermerëve. Berisha vuri në dukje se Rama ka hequr subvencionet për naftën, në një kohë kur vendet europiane e kanë dyfishuar atë.

“Një nga format e largimit të shqiptarëve nga toka e tyre, është nafta. Ju vidhni kurse ata marrin rrugët e dheut. Si ka mundësi që në kulmin e shtrenjtimit të naftës ju u thoni aty se ua hoqët edhe subvencionin e naftës, të cilin e kanë të gjitha vendet përreth, të gjitha vendet euopiane. E shet me 1500 në pompë Maqedonia, por fermerëve ua jep nën 1000. Kreu i juaj del e u thotë se e ka hequr Europa këtë, i thoshte një ditë një fermeri, ndërkohë që Europa e ka dyfishuar. Ju i vodhët të gjitha paratë e IPARD-it dhe i privuat fermerët shqiptarë nga 130 milionë euro”, vijoi kreu i selisë blu.

Berisha: Për ca e do kreu juaj dosjen Kraksi, socialistin që vodhi e vodhi dhe u arratis në Tunizi

Dhe kreu juaj, prej një jave, prej ca ditësh, merr në dorë dosjen Kraksi. E morët vesh ju? Dhe miq të mi italianë më pyesin, çfarë e do ky dosjen Kraksi? Me ca pyetje shtesë. Kraksi është socialisti që ja mbathi pasi vodhi dhe u instalua në Tunizi. Po po e dini mirë ju. Edhe këto vizitat e tij nëpër vende të gjirit, duan se kanë të njëjtin kuptim. Çfarë i duhet dosja Kraksit?
Më thoni mua ju? Si ka mundësi që ky të marrë dosjen e Kraksit tani, më thoni pak. Ka mundësi sepse e dinë që është në rreth të kuq. Është në rreth të kuq nga shqiptarët.
Shqiptarët nuk do ja falin atë. Është absolutisht i pa shpresë. Është bërë famoz. Aktet e tij janë bërë tashmë të njohura në mbarë botën. Dhe ju thoni se po e turpëroni Shqipërinë se po e, po e, po e demaskoni Edi Ramën, po e denonconi. Po e turpëron ai veten, njeriun, Shqipërinë dhe çdo gjë me vjedhjet e tij, me qëndrimin e tij cinik ndaj fermerëve shqiptarë.
A keni ju në zonat tuaja fermerë? Nuk keni. Sigurisht. Se po të kishit, ju nuk lëshonit parlamentin pa ulur naftën. Ju nuk lëshonit parlamentin pa shtuar fondet. Pa shtuar fondet për vaditje, pa ndryshuar sistemin fiskal.
Por për ju, ata nuk ekzistojnë. Por kjo do të thotë të sillesh si, si fuqi koloniale ndaj qytetarëve, ndaj, ndaj fermerëve. Dhe rrini e flisni. Larë me miliarda këtu, miliarda aty. A ju kujtohen ju miliardat e Shell-it? Ju kujtohen ju se do krijonte fondin e madh të investimeve si Arabia Saudite?
Sado unë thashë këto gjëra, po ju nuk keni zgjedhës. Ju i keni qytetarët vetëm për t’i vjedhur dhe për t’i larguar nga Shqipëria, ashtu siç e tha, ashtu siç i thanë emigrantët në Dublin Niko Peleshit.
Po pse, pse e çoni atë? Mos shkoni të paktën. Mos dilni se jeni, jeni, jeni krejtësisht të konsumuar. Jeni të turpëruar. Nuk duan t’ju shohin.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb