PSG ia doli që të eleminojë Liverpool nga Champions, madje me përmbysje. Nuk mund të mos ishte i lumtur Nasser Al-Khelaifi, presidenti i klubit francez.
“Ishte një mbrëmje madhështore për ne, për klubin, për historinë e tij. Unë fola me lojtarët para ndeshjes dhe u thashë se mund të shkruanin historinë. Nuk ka qenë aspak e lehtë, Liverpooli meriton gjithë respektin tonë. Ata janë një ekip i madh dhe një nga më të mirët, nëse jo më të mirët në botë për momentin. Lojtarët tanë, menaxheri, stafi, Luis Campos…
Sinqerisht, të gjithë e kemi ëndërruar këtë moment. Ata kanë bërë një punë të jashtëzakonshme. Tani ne festojmë, por rruga është ende shumë e gjatë”.