Barcelona u eleminua në Champions të martën, nga skuadra e Atletico Madrid. Lamine Yamal, sulmuesi i katalanasve, është shprehur i zhgënjyer, në një postim në rrjetet sociale.

“Dhamë gjithçka, por nuk ishte e mjaftueshme. Kjo është vetëm një pjesë e rrugëtimit. Për të arritur majën duhet të ngjitesh hap pas hapi, dhe e dimë se nuk do të jetë e lehtë, as nuk do të na e bëjnë të lehtë. Por dorëzimi nuk është opsion”.

“Kemi arsye të mjaftueshme për të qenë të entuziazmuar, dhe do të shkojmë pas tyre me gjithçka që kemi.

Çdo gabim është një mësim, dhe mos dyshoni se do të mësojmë nga secili prej tyre”.

“Ne jemi Barça, dhe do të kthehemi aty ku duhet të jemi. Prindërit e mi më kanë mësuar se fjala e një njeriu gjithmonë mbahet… dhe ne do ta sjellim atë në Barcelonë”, ka shkruar Yamal.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by @lamineyamal

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb