Paris Sën Zhermeni duket se është bindur që të blejë argjentinasin Mauro Ikardi, që ka ardhur në huazim nga Interi në këtë edicion. Por kampionët e Francës duket se nuk kërkojnë të shpenzojnë 70 milionë eurot që klubet patën rënë në ujdi verën e shkuar.

Sipas lajmit që raporton “La Gazzetta Dello Sport”, zikaltërit nuk e kanë me qejf propozimin e PSG për të ulur çmimin e kartonit. Megjithatë një zgjidhje mund të gjendet dhe për të zbutur “gjobën” e Ikardit, në kahun tjetër mund të shkojë Julian Draksler, për të cilët klubet kishin biseduar dimrin e shkuar.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb