Kylian Mbappe ka bërë prej kohësh gati valixhet, me destinacion Madridin, por “gjeli” më i famshëm vijon të bëjë ligjin në Francë. Sulmuesi udhëhoqi PSG në fitoren me goleadë 6-2 përballë Montpellier. Mbappe ishte protagonisti kryesor duke realizuar një “tripletë” golash.

Vitinha kaloi francezët në avantazh që në minutën e 14-të, ndërsa në të 22-tën, Mbappe realizoi golin e tij të parë duke dërguar shifrat në 0-2. Pavarësisht këtij avantazhi të dyfishtë, vendasit nuk u dorëzuan duke realizuar dy gola brenda pjesës së parë.

Me fillimin e pjesës së dytë ishte sërish Mbappe që gjeti rrugën e rrjetës duke rikthyer PSG në avantazh. Tre minuta më pas, Lee Kang realizoi golin e katërt për parisienët. Mbappe dhe Mendes realizuan edhe dy gola të tjerë në minutat e mbetura duke sigluar shifrat përfundimtare në 6-2. Fal këtij suksesi, PSG e dërgon në plus 12 diferencën me ndjekësit duke e bërë formalitet titullin në Francë:

Luis Enrique 14
Luis Enrique 14

“Pa diskutim ishte një mbrëmje fantastike. E dinim se nëse do të fitonim do ta dërgonin diferencën në plus 12, çka do të thotë se na duhet katër fitore në tetë ndeshjen e fundit. Kjo është fantastike, ne dëshirojmë të fitojmë titullin sa më shpejt të jetë e mundur”, u shpreh Luis Enrique pas ndeshjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: