Trajneri i PSG, Luis Enrique u shpreh optimist se skuadra e tij, mund të fitojë të gjitha trofetë e mundshëm.

“Pa dyshim, tripleta e titujve është një motiv për të arritur atë që nuk është bërë kurrë më parë në Francë, mbi të gjitha për të shënuar historinë e klubit tonë, tifozëve, qytetit dhe vendit. Kjo na motivon. Për momentin kemi fituar vetëm një titull (Superkupën).

Pastaj ne duhet të fitojmë kampionatin, të vazhdojmë të luftojmë në Ligue 1 sepse kundërshtarët tanë meritojnë të përballen me një ekip që është në nivel, që jep gjithçka. Më pas do të kemi finalen e Coupe de France kundër Lionit (25 maj).

Një finale është gjithmonë një ndeshje unike dhe e vështirë. Dhe gjysmëfinalja e Champions League kundër Dortmundit (ndeshja e parë më 1 maj, ndeshja e dytë më 7 maj), ne e dimë mirë këtë. Jemi aty ku donim të ishim, por rruga është ende e gjatë dhe “gjarpëruese”. Duhet të jemi shumë të përqendruar për të arritur qëllimet tona” – tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb