PSG as që ka ndërmend të dorëzohet, do të tentojnë deri në fund të sigurojnë shërbimet e Milan Skriniar. Sipas RMC Sport, klubi francez është gati të paraqes një ofertë të fundit, me shpresën që Inter të heq dorë nga mbrojtësi sllovak.

70 milionë euro, kjo është oferta e fundit që PSG është gati t’ia vendos në tavolinë drejtuesve të Inter.

Zikaltërit e konsiderojnë të pashitshëm Skriniar, por një ofertë e tillë i tundon jo pak. Në këtë orë të fundit të merkatos, Inter është vënë në kërkim të një tjetër qendërmbrojtësi, mbetet për tu parë se çfarë vendimi do të marrë Marotta.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb