PSG nuk fshihet më, është vet drejtori sportiv i klubit, Leonardo, i cili konfirmon zërat e shumë që qarkullojnë këtë periudhë për një interesim nga ana e francezëve për yllin argjentinas, Leo Messi: “Lojtarët e mëdhenj si ai do të jenë gjithnjë në listën e PSG, por nuk është momenti as për të folur e as për të ëndërruar gjëra të tilla. Në intervistën e tij për “France Football”, e pasqyruar me pas nw tw gjithw mediat spanjolle, Leonardo shtoi: “Ne jemi pjesë e tavolinës së madhe që po ndjek me vëmendje këtë çështje, më saktë nuk jemi ulur ende por karrigia jonë është e rezervuar. Katër muaj futboll, deri në hapjen e merkatos së verës, janë një përjetësi, mbi të gjitha në këto momente”, u shpreh Leonardo.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Messi është në skadencë të kontratës me Barcelonën dhe deri në këto momente nuk ka sinjale për një rinovim të mundshëm. Vetë argjentinasi pak kohë më parë u shpreh se do të bëjë më të mirën për vete dhe për klubi, e vetmja gjë e sigurt është se nuk do të transferohet kurrë tek Real Madrid. Ky fakt ka bërë që PSG të shtojë edhe me shumë presionin duke i rezervuar një vend Messit në formacion nëse vendos të largohet nga klubi blaugrana. Në intervistën e tij për prestigjiozen franceze, Leonardo u ndal shkurtimisht edhe tek dy yjet e tjerë të ekipit, Mbappe dhe Neymar: “Shpresoj të jenë të lumtur tek PSG, një skuadër që plotëson egon e çdo lojtari në të tilla nivele. Duhet vetëm të gjejmë një akord që të kënaq të dy palët, kush dëshiron të qëndrojë do të qëndrojë. Flasim rregullisht me ta, kam ndjesi të mira për të dy”, u shpreh Leonardo.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb