Lionel Messi nuk ka reaguar publikisht pasi kontrata e tij me Barcelonën doli në media dhe si pasojë e gjithë bota mundi të mësojë se nga viti 2017 deri në qershor të 2021 “Pleshti” do të fitonte më shumë se 500 milion euro. Përpara publikimit të saj në të përditëshmen spanjolle “El Mundo” vetëm pak njerëz e dinin përmbajtjen.

093846734 656e011a 9690 45c5 B80c F2124f0c21d0
093846734 656e011a 9690 45c5 B80c F2124f0c21d0

Përveç Mesit dhe enturazhit të tij të afërt, në dijeni dhe kishte akses, ishte kupola e klubit “blaugrana” ish-presidenti Josep Maria Bartomeu, presidenti aktual i Komitetit të Menaxhimit Carles Tusquets, ish-nënkryetari për çështjet sportive Jordi Mestre, CEO i klubit Òscar Grau dhe Romà Puntí shefi i shërbimeve juridike.

093846883 339772b8 F0e9 45de A2f5 3348d2ee5ccd
093846883 339772b8 F0e9 45de A2f5 3348d2ee5ccd

Të pestë këta persona janë paditur nga sulmuesi argjentinas, që kërkon të mësojë se cili ishte ai që nxorri në “treg” kontratën e ti, duke shkelur në këtë mënyrë privatësinë, por edhe ligjin për “zbulimin e dokumetit privat”. Ndërkohë, edhe klubi i Barcelonës ka nisur një hetim të brendshëm për të nxjerrë përgjegjësin.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb