Hetuesit në Shkodër dyshojnë se tre persona kanë marrë pjesë në atentatin e ndodhur mbrëmjen e 12 marsit në Grudë të Re të Shkodrës, ndaj efektivit të policisë Gjergj Ndërshtiqaj dhe kunatit të tij Gjon Nika.

Gazetari Igli Çelmeta raporton për Balkanweb se në këto pamje, shihet momenti kur Gjergj Ndërshtiqaj dhe Gjon Nika mbërrijnë pranë lokalit në Grudë të Re në orën 19:16. Për rreth 53 sekonda, autorët që i prisnin qëllojnë me breshëri plumbash në drejtim të makinës së tyre. Gjon Nikaj largohet me vrap, ndërsa Gjergj Ndërshtiqaj fshihet pas makinës, ndërkohë që qëllohet me armë në drejtim të mjetit.

Nga të shtënat me armë, makina shpërthen në flakë, por fatmirësisht Gjergj Ndërshtiqaj largohet disa metra me tej, duke u shpëtuar flakëve.

Sipas grupit hetimor, autorët largohen me një Benz ngjyrë gri. Kjo makinë më pas u gjet e djegur, ndërsa brenda saj ishin të shkrumbuar edhe 3 kallashnikovë. Gjatë marrjes në pyetje nga grupi hetimor dy të plagosurit në ngjarje dëshmuan se nuk kanë probleme dhe se nuk e dinë se kush mund t’i ketë qëlluar.

Grude2
Grude2

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb