Është publikuar raporti i Këshillit të Lartë të Prokurorisë për vitin 2019.

Në këtë raport vihet në dukje se gjatë vitit 2019 është ngritur Komisioni për Mbrojtjen e Komisioneve, ku anëtar i këtij komisioni u caktua Tartar Bazaj.

“Veprimtaria e Komisioni për Mbrojtjen e Prokurorëve për vitin 2019 ka qenë relativisht e kufizuar në vendime për dhënien e mbrojtjes së veçantë prokurorëve kërkues, për shkak të fushës së veprimtarisë që mbulon, si dhe rasteve të pakta për të dhënë mbrojtje të veçantë gjatë vitit 2019.

Po kështu, objekt i veprimtarisë së këtij Komisioni ka qenë vlerësimi i kërkesave të prokurorëve për mbrojtje të veçantë fizike për shkak të kërcënimit faktik të tyre nga persona me rrezikshmëri të lartë, persona nën hetim apo të dënuar me burgime të gjata.

Nga një analizë e gjendjes në lidhje me dhënien e mbrojtjes së veçantë për prokurorët e kërcënuar referuar kërkesave të tyre për vitin 2019, rezulton situata si më poshtë:

Janë paraqitur para Komisionit 5 (pesë) kërkesa për mbrojtje të veçantë nga prokurorë dhe janë dhënë nga Komisioni 5 vendime për miratimin e kërkesës për mbrojtje të veçantë të prokurorit në prokurori të ndryshme të vendit. Në vendime janë evidentuar prania e rrethanave serioze që rrezikojnë jetën, familjen dhe pasurinë e prokurorit kërkues si dhe prania e lidhjes shkakësore ndërmjet rrethanave serioze në ushtrimin e detyrës”, thuhet në raport.

Po ashtu, në raport thuhet se ëshë krijuar një data bazë, ku mbahen edhe të dhënat për cdo prokuror të Republikës së Shqipërisë.

“Drejtoria e Burimeve Njerëzore pranë KLP është përgjegjëse për të mbajtur dosjet personale dhe të dhënat për çdo prokuror të Republikës së Shqipërisë. Të dhënat e prokurorëve janë mbajtur manualisht dhe fizikisht nga Drejtoria e Burimeve Njerëzore në Prokurorinë e Përgjithshme, përpara krijimit të KLP.

Pas ndryshimeve ligjore dhe krijimit të KLP, ky institucion, përveçse garanton statusin dhe karrierën e prokurorëve të Republikës së Shqipërisë, ka në ngarkim edhe mbajtjen e të dhënave dhe dosjeve personale të prokurorëve.

Për këtë, në bashkëpunim me ekspertët e angazhuar pranë EURALIUS, të cilët ofrojnë asistencë teknike për KLP, u mundësua krijimi i një databaze me të dhënat e prokurorëve në R.SH i quajtur M-Files (Sistemi i të dhënave të Magjistratëve)”, saktësohet në raportin e KLP për vitin 2019.

Në raportin e KLP-së thuhet gjithashtu se ky institucion ka bashkëpunuar me institucione të tjera të Shqipërisë, ndërsa ka edhe një plan buxheti të qartë.

Më tej, saktësohet se KLP mban raporte ndër-institucionale edhe me Ministrinë e Drejtësisë, Ministrinë për Europën dhe Punët e Jashtme, marrëdhënie me Prokurorin e Përgjithshëm dhe Prokurorët e të gjitha niveleve si dhe Marrëdhëniet me instutucionet e tjera të rivlerësimit.

KLP thotë se gjithashtu mbahen raporte edhe me Kuvendin e Shqipërisë, teksa thuhet se në bazë të nenit 181 të qeverisjes, KLP raporton në Kuvend së paku njëherë në vit. Në fund të raportit, theksohet se një vëmendje e vecantë e punës së KLSH-së shkon për reformën në drejtësi.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb