Të shtunën është mbajtur Provimi i Maturës në tërë territorin e Kosovës. Ky test është konsideruar i suksesshëm nga ana e Ministrisë së Arsimit, por që është parë se pyetjet dhe përgjigjet e testit kanë rrjedhur në rrjete sociale.

Për këtë çështje, Policia e Kosovës ka arrestuar një të dyshuar në Prishtinë, pasi ndaj tij, ekziston dyshimi i bazuar se ka publikuar pyetjet dhe përgjigjet e testit në rrjetin social “Facebook”.

“Rr. Agim Ramadani, Prishtinë 04.06.2016 -12:00. Është arrestuar i dyshuari shqiptar pasi për të njëjtin ekziston dyshimi i bazuar se në rrjetin social “Facebook” ka publikuar pyetjet dhe përgjigjet e testit të maturës. Me urdhër të prokurorit i dyshuari pas intervistimit, është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: