Publikohen datat për provimet e Maturës Shtetërore. Lajmi është bërë i ditur nga ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu. Mësohet se provimi i gjuhës së huaj do të zhvillohet më datë 3 qershor, ndërsa në 10 qershor do të mbahet Gjuhë shqipe dhe letërsi.

Ministria e Arsimit bën me dije se provimi i matematikës do të mbahet 18 qershor, ndërsa provimi për teorinë profesioniale do të mbahet në 24 qershor.

MESAZHI I MANASTIRLIUT
Dy lajme me interes për maturantët mbi provimet e Maturës Shtetërore 2024!
🟢Shpallen datat e provimeve të Maturës Shtetërore për nxënësit që ndjekin arsimin e përgjithshëm dhe atë profesional.
🟠Për orientimin dhe përgatitjen e maturantëve, testet model për provimet e ardhshme, ndryshe nga vitet e shkuara, do shpërndahen në shkolla që në muajin JANAR 2024.
Suksese të gjithë nxënësve tanë🌟

  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: