NGA ZONJA KATERINA
Përbërësit


1 pulë mesatare
1 kokërr qepë
3-4 karrota
1 gjethe dafine
4-5 kokrra piper
2 degë selino
2 litër e gjysëm ujë

Për orizin:
2 gota oriz
250 gr perime miks
4 gota buljon (lëngu i zierjes së pulës)

1 lgj gjalpë
Kripë, piper

Salca e bardhë:
2 lgj miell
2 lgj gjalpë
2 gota buljon
½ gotë qumësht
½ gotë verë të bardhë
Cipa dhe lëngu i ½ limoni
Kripë, piper I zi
Piper i kuq kokërr

Pergatitja

Fillimisht vendosim pulën të ziejë në ujë të ngrohtë me kripë duke shtuar dhe 3-4 karrota, 1 qepë të plotë (vetëm të qëruar të pa prerë), 4-5 kokrra piper të zi dhe 2 degë selino.

Pasi pula të ketë marrë valë plotësisht fillojmë përgatisim orizin. Marim rreth 4 gota nga buljoni i zierjes së pulës, shtojmë orizin dhe e lemë të ziejë për 10 minuta. Më pas shtojmë perimet miks në kubikë të vegjël dhe 1 lugë gjalpë dhe e lemë orizin me perime të ziejë dhe për 5 minuta të tjera.

Ndërkohë përgatisim salcën e bardhë duke kaurdisur fillimisht miellin me gjalpin. Sapo mielli të fillojë të ndryshojë ngjyrë e shuajmë me verë të bardhë. Pasi alkooli i verës të avullojë shtojmë buljonin, cipën dhe lëngun e limonit dhe e lemë që të lidhet. Në fund shtojmë qumështin, kripë, dhe piper të zi dhe e lemë derisa të realizohet një salcë kremoze.

Copëtojmë mishin e pulës duke larguar të gjitha kockat. Më pas në ½ e salcës së përgatitur vendosim mishin e pulës dhe e përziejmë me salcën. Vendosim në një formë një shtresë me oriz, një shtresë më pas me mishin e pulës me salcë, përsëri një shtresë oriz dhe në fund një shtresë me salcë të bardhë. Për dekor dhe shije vendosim në fund disa kokrra piper të kuq.
(da.xha/BalkanWeb)

Etiketa: