Në Tetovë, punëtori i fidanishtes është zënë me shefin e tij dhe konflikti ka shkuar përtej fjalosjes. Prokuroria Publike po bën këqyrjen e vendit, ku shefi u ekzekutua me gurë pas koke.

Siç thonë nga PThP, sot në orën 13:30, 45 vjeçari banor i fshatit Jançishte, ka vrarë shefin e tij, 60-vjeçarin shtetas të Mbretërisë së Holandës. “Ngjarja ka ndodhur në lulishte në fshatin Preljubishte. I dyshuarit i punësuar në punishte së pari ka nisur fjalosje gojore, dhe më pastaj fizikisht ka sulmuar shefin e tij. Goditja me gurë në kokë ka që fatale”, thuhet në njoftimin e PThP-së, raportojnë mediat në gjuhën shqipe në Maqedoninë e Veriut.

I dyshuari u dërgua në mbajtje, ndërsa hetimet për këtë rast po vazhdojnë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb