FUSHE KRUJE- Operatori i Sistemit të Transmetimit ka njoftuar se gjatë ditës së nesërme do ketë kufizime të energjisë elektrike në disa zona të Fushë Krujës për shkak të remontit të planifikuar në nënstacionin e Fushë Krujës. OST bën me dije se kufizimet e energjisë elektrike do jenë nga ora 03:30 deri 07:00 të mëngjesit të ditës së nesërme.

“Për shkak të remontit të planifikuar të OST në nst Fushë-Krujë, në datën 9 tetor, në intervalin kohor 03:30-07:00 të mëngjesit, do të stakohet energjia në këto zona në Krujë: Fabrika e Cimentos (Zallë), Lagjet: SMT, Pallati Hark, Bakushë Visha, Tregtia, Hekurudha, Hasan, Fshatrat: Larushk, Zezë, Verjon, Mukje, Grepse, Kurcaj, Nikël, Shelqet, Magazë, Fabrika e Tullave fshati Zallë, Lagjet: Fshat Fush Kruje, Rruga e Krujës, Lagjia e Burgut, Kodra e Celëve, Lagjia e Delvinëve, Kastriot i Ri, Kastriot i Vjetër, Adem Gjeli, Arrameras, Vath, Borizanë, Thumanë, Derven, Gramëz, Sukth, Brrok, Ura e Gjolës, Subjektet private rruga Fushë Krujë-Lac, Pompat Durrës”- thuhet nga OST.

Ndërkohë OSHEE bën me dije se nesër do ketë kufizime të energjisë edhe në disa zona të Krumës dhe Shkodrës.

“Për shkak të remontit në nst Krumë, në datën 9 tetor do të stakohet energjia në intervalin kohor 10:00-16:00. Pa energji do të mbesin këto zona: Zahrisht dhe Pla, Nikoliq, St/Pompa Pla Krumë, Vllahën dhe Nikoliq(2 kabina), Ujësjellësi Krumë, Bardhej, Helshan, Kostur, Perollaj, Ukperaj Fshatrat e Tropojës: Kam, Zogaj, Kepenek dhe Xhuxhë, Qarr, Golaj, Qarrë,Letaj, Zgjeçetj, Pla, Brat, Dobrunë, dogana Qafë Prush, Cahan, Kishaj, Mujaj, Pogaj, ant AMC, Ant PLUS, St/P Ujësjellës Cahan, Fajzë, Brenogë, Vranisht, Sefoll, Metaliaj, Myc-has, Tregtan, Bashkia Krumë (Lagjet:Nr 1,2, zona Industriale, lagjia informale, kodra e Madhe, Pekë, Gajrep, Spitali Krumë, Firma Elmir.

Për shkak të remontit të planifikuar në linjën 35kV, L30-55/2 35kV Koplik 220kV (Bogiq) – Shkodra 3, në datën 9 tetor në intervalin kohor 10:00-14:00, do të ketë mungesë energjie në disa lagje të qytetit Shkodër: Kiras, Lopçej, Shtoi Ri, Shtoi Vjetër, Borici Madh, Borici Vogël, Ndërmarrja e Pularisë “Elvis”, Gril, Gruemirë, Rrash-Kullaj, Vorfe, Linaj, Lepurosh, Kokpapaj”- thuhet nga OSHEE.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb